Dita e 95-të, qytetarët njoftojnë nesër protestë te Ministria e Arsimit me një skenar të ri

2 Shtator 2026 | 21:54

Protesta në ditën e saj të 95-të është rikthyer me pjesëmarrje të lartë. Qindra protestues kanë nisur marshimin në bulevard, duke shoqëruar tubimin me thirrje të forta kundër qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një tjetër kërkesë lidhet me lirimin e personave të shoqëruar nga policia gjatë protestës së një dite më parë, pas tensioneve të krijuara para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë njoftuar gjithashtu për një plan të ri protestash. Nesër, në orën 10:00, tubimi do të zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në vijim pritet që protesta të organizohen çdo ditë pranë një institucioni të ndryshëm.

Sipas organizatorëve, protestat e paradites do të jenë më të vogla, ndërsa protesta kryesore do të vijojë çdo ditë në bulevard.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026