Jo vetëm në Shqipëri - Shpërthejnë protestat dhe në Kroaci

6 Shtator 2026, 19:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një protestë në Zagreb kundër qeverisë kroate mblodhi dhjetëra mijëra njerëz, të cilët e akuzuan qeverinë për mungesë veprimi ndaj depozitimit të paligjshëm të mbetjeve toksike.

Një landfill pranë qytetit të Gospi?it, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Zagrebit, po përdoret për të depozituar mbetje toksike nga disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, sipas raportimeve, shkruan DW.

Në protestë u shfaqën pankarta me slogane si “Ekocidi është i barabartë me gjenocid të ngadaltë” dhe “Ndaloni importin e mbetjeve”, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve mbanin edhe flamuj kroatë.

Protestuesit kërkuan pastrimin e të gjitha landfilleve të paligjshme, pasi ato po ndotin ujërat nëntokësore, si dhe hartimin e një plani të ri për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin brenda 20 ditëve. Ata kërkuan gjithashtu që qeveria të vendosë një ndalim të përkohshëm për importin e mbetjeve.

Hetimi vijon

Hetimi për depozitat e paligjshme të mbetjeve ka vijuar që prej arrestimit të 13 personave në shkurt të vitit 2025, ndërsa Europol po bashkëpunon me autoritetet kroate në këtë hetim. Nën hetim janë edhe katër kompani.

Sipas Europol, pjesa më e madhe e 35,000 tonelatave mbetje kishte ardhur nga Italia, por edhe nga Sllovenia dhe Gjermania. Ato përbëheshin nga mbetje plastike dhe mbetje toksike spitalore, duke u sjellë të dyshuarve një fitim prej rreth 4 milionë eurosh. Të dyshuarit dyshohet se kishin falsifikuar edhe dokumente, duke deklaruar në mënyrë të rreme se mbetjet plastike ishin të përshtatshme për riciklim.

Aktivistët lokalë për mbrojtjen e mjedisit kundërshtojnë shifrën e mbetjeve dhe thonë se vetëm në Gospi? janë depozituar në mënyrë të paligjshme 37,000 tonë.

Prokurorët publikuan gjithashtu në gusht një raport që konfirmoi ndotjen e tokës në Gospi?, duke thënë se ndotja ishte përhapur edhe përtej zonës së depozitimit.

Kjo përbën një “rrezik të konsiderueshëm për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve”, thuhej në raport. Autoritetet shëndetësore thanë se, deri tani, uji i pijshëm në Gospi? nuk ishte prekur nga ndotja.

Kryeministri konservator Andrej Plenkovi? premtoi se zona e mbetjeve toksike në Gospi? do të mbulohet deri në mes të tetorit, përpara se mbetjet të largohen prej saj.


Video