Dha dorëheqjen si Ministre e Shëndetësisë, reagon Evis Sala

2 Shtator 2026 | 14:27

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka konfirmuar zyrtarisht dorëheqjen nga detyra, pas rreth një viti në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të publikuar pas njoftimit për largimin e saj, Sala bën me dije se sot ka marrë pjesë për herë të fundit në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Ajo sqaron se largimi lidhet me pranimin e disa angazhimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushat e saj të ekspertizës, mes tyre onkologjia, inteligjenca artificiale dhe inovacioni. Sala ka falënderuar kryeministrin Rama, punonjësit e sistemit shëndetësor dhe qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se angazhimi i saj për Shqipërinë do të vijojë edhe pas largimit nga posti ministror.

“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkologji – inteligjencë artificiale – inovacion.

Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.

I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.

Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh.

Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.

Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar.

Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund.

Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026

Policia e Tiranës shton kontrollet ndaj makinave luksoze, verifikohet burimi i pasurisë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze në kryeqytet, me fokus të veçantë te origjina, pronësia dhe burimi i të ardhurave me të cilat...
13:19 | 06/09/2026

Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Sarandë pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i...
12:00 | 06/09/2026