Përplasjet me policinë, reagon Bardhi: Dënoj dhunën ndaj protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Kryeministrisë.
Në reagimin e tij, Bardhi ka dënuar atë që e cilëson si dhunë dhe keqpërdorim të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.
“95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici!”, shkruan Bardhi.
Sipas tij, përdorimi i forcës nga pushteti vjen në një moment kur, siç shprehet ai, mungojnë argumentet dhe dialogu me qytetarët.
Bardhi ka kërkuar gjithashtu lirimin e 14 protestuesve të arrestuar pas përplasjeve.
“Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, deklaron Bardhi.
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Berisha me diasporën në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar në 10 vitet e fundit
“Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhësin”, Rama paralajmëron nisjen e “Flasim”: Kur të dal nga ajo zyrë do shpëtoni nga mua
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)