Pas takimit me Karakaçin dhe Ibrahimajn rikthehet normaliteti në trasportin publik! Flota do marri subvencionin
Flota e autobusëve urbanë pritet t’i rikthehet normalitetit duke nisur nga sot, pas një takimi mes Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, dhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Sipas përfaqësuesve të transportit, palët kanë arritur një dakordësi për subvencionimin e transportit publik me 50 lekë për litër karburant.
Megjithatë, ende nuk është përcaktuar periudha gjatë së cilës do të aplikohet subvencionimi. Bisedimet vijojnë për të vendosur nëse masa do të mbulojë muajt qershor, korrik dhe gusht, apo periudhën korrik, gusht dhe shtator.
Pas këtij zhvillimi, operatorët e transportit urban pritet të rikthejnë shërbimin në kapacitet të plotë, duke i dhënë fund problematikave të ditëve të fundit me funksionimin e flotës.
40 vite mes zjarrit, hekurit dhe çekanit, Merita sfidoi një zanat të “burrave”: Po ta kesh qejf, e bën (VIDEO)
Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit
Vetmia dhe izolimi i moshës së tretë, ekspertët ngrenë alarmin
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:00 Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 17:54 Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja
- 17:39 Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
- 17:27 Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
- 17:17 Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça