Studimi: Alkooli në adoleshencë lidhet me ndryshime afatgjata në tru

2 Shtator 2026 | 20:38

Konsumimi i tepërt i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru, edhe shumë kohë pas ndërprerjes së tij.

Një studim i ri i kryer nga studiues të Universitetit Marshall në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se ekspozimi i përsëritur ndaj alkoolit në këtë periudhë të jetës mund të ndryshojë mënyrën se si komunikojnë qelizat e trurit.Studiuesit u përqendruan te astrocitet, qeliza që luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe komunikimin e sistemit nervor.

Sipas gjetjeve, alkooli prish komunikimin mes këtyre qelizave dhe sinapseve, pikat përmes të cilave neuronet transmetojnë informacionin.Ndryshimet janë vërejtur në hipokampus, një zonë e trurit që lidhet me kujtesën dhe të mësuarit.Eksperimenti tregoi se këto pasoja vazhduan edhe pas një periudhe të gjatë  të lenies së alkoolit dhe u shoqëruan me ndryshime në sjellje gjatë moshës së rritur.

Studiuesit thonë se gjetjet hedhin dritë mbi një rol më të madh të astrociteve në dëmet afatgjata që alkooli mund të shkaktojë gjatë adoleshencës.Sipas tyre, rezultatet mund të hapin rrugën për trajtime të reja, të cilat në të ardhmen mund të synojnë këto qeliza për të kufizuar pasojat e konsumimit të alkoolit në një nga periudhat më të rëndësishme të zhvillimit të trurit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me...
18:04 | 06/09/2026