Netanjahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se fundi i regjimit iranian është afër. Këtë deklaratë, Netanjahu e bëri në një fjalim të mbajtur gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.
Zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar të dielën në platformën ‘X’ një fragment nga fjalimi i Netanjahut, ku ai thotë qartë se “Regjimi në Iran – fundi i tij është afër.”
Sipas ekstraktit të publikuar, Netanjahu ka theksuar se Irani aktualisht po “përmbahet” nga sulmi ndaj Izraelit.
Ai ka shtuar se nëse Teherani “bën gabimin” të sulmojë Izraelin, atëherë do të pësojë “një goditje që nuk mund ta imagjinojë as”.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ku të dyja palët kanë shkëmbyer kërcënime dhe kanë qenë të përfshira në konflikte indirekte në rajon.
Netanjahu ka përdorur një ton të fortë dhe të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se Izraeli është i gatshëm për një përgjigje masive në rast se Irani vendos të veprojë ushtarakisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



