75 Mall Live Search
17:41 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / H F

Xuxi në varrimin e Laurent Krasniqit, mes familjarëve dhe miqve të shumtë

Me shumë dhimbje e pikëllim, familjarë, miq, kolegë e bashkëvendës u mblodhën sot në fshatin Llukar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurent Krasniqit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë të afërm dhe miq të Laurentit, të cilët në këto momente të rënda qëndruan pranë familjes së tij.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtari i njohur, Xuxi, i cili erdhi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurentit.

Me lot në sy dhe zemër të rënduar, të pranishmit e përcollën Laurent Krasniqin për në banesën e fundit.

Laurenti humbi jetën tragjikisht të mërkurën mbrëma, pas një aksidenti me motor, duke lënë pas familjarë, miq e shumë njerëz që e njihnin dhe e donin.

U prehtë në paqe, ndërsa familjes Krasniqi i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.