Situatë alarmi në Fushë-Arrëz, 120 banorë rezultojnë të helmuar! Ja dyshimet e autoriteteve
Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë katër ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, duke shfaqur simptoma që dyshohet se lidhen me helmimin nga uji i pijshëm.
Banorët kanë ngritur alarmin prej ditësh, duke deklaruar se uji që furnizon banesat e tyre ka një erë të rëndë dhe se, pavarësisht ankesave, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e situatës.
Pas denoncimeve, strukturat e Shëndetit Publik dhe të Higjienës kanë marrë mostra nga rrjeti i ujësjellësit. Kampionët pritet t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar nëse uji është i kontaminuar. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike një rezultat zyrtar.
Në lidhje me situatën ka reaguar edhe nënkryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Mikel Qafa. Ai deklaron se përgjegjësia për furnizimin me ujë të pijshëm i takon Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër.
Sipas Qafës, situata është edhe një pasojë e asaj që ai e konsideron si përpjekje të vazhdueshme për largimin e shërbimeve nga qytetarët. Ai e lidh këtë edhe me propozimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Bashkinë Pukë.
Ndërkohë, në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, banorët kanë nisur të sigurojnë ujë për nevojat e tyre nga krojet e zonës.
Tashmë pritet përgjigjja e analizave laboratorike, e cila do të përcaktojë nëse uji i rrjetit përbën apo jo rrezik për shëndetin e banorëve.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon