75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / H F

Jonathan Bailey mahnit në Venecia, shfaqet me një smoking elegant dhe plot stil

Jonathan Bailey tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një pamje elegante, por njëkohësisht më të relaksuar, të firmosur nga shtëpia e modës Giorgio Armani.

Aktori britanik, i cili vitin e kaluar u shpall nga revista People “burri më seksi në botë”, dëshmoi edhe një herë pse vitet e fundit është shndërruar në një prej emrave më të pëlqyer të Hollywood-it.

Bailey, i cili është ambasador global i parfumeve të Giorgio Armanit, për këtë paraqitje zgjodhi një smoking të zi nga marka prestigjioze italiane.

Ndërsa pjesa e sipërme e veshjes ruante elegancën klasike të një smoking-u tradicional, vëmendjen e morën veçanërisht pantallonat me prerje të gjerë, pothuajse në formë fuçie, të cilat i dhanë të gjithë kombinimit një pamje më moderne dhe të çlirët.

Aktori e kompletoi veshjen me një këmishë të bardhë me pala dhe një papion të zi prej kadifeje, ndërsa rreth qafës mbante një shall të gjatë të zi, gjithashtu prej kadifeje.

Pikërisht këto detaje e bënë paraqitjen e tij më interesante dhe e larguan nga versioni tradicional i smokingut që shihet shpesh në tapetet e kuqe.