“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

6 Shtator 2026 | 20:13

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën se negociatat mund të hapin rrugën drejt një zgjidhjeje dhe përfundimit të luftës.

“Shpresojmë ta vazhdojmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi Witkoff pas takimit.

Edhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe pjesë e delegacionit amerikan, shprehu optimizëm për rezultatet e vizitës.

“Le të shpresojmë që ky udhëtim do të bëjë të mundur hapjen e shtigjeve të reja për të ecur përpara. Mendoj se mësuam shumë nga ky udhëtim”, tha ai.

Pas takimit me Zelenskyn, u zhvillua edhe një raund tjetër bisedimesh, ku morën pjesë delegacioni amerikan, përfaqësuesit ukrainas dhe këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare. Në takim morën pjesë Günter Sauter nga Gjermania, Jonathan Powell nga Mbretëria e Bashkuar dhe Emmanuel Bonn nga Franca.

Presidenti Zelensky tha se takimet e zhvilluara mund ta afrojnë më shumë mundësinë e arritjes së paqes.

“Unë besoj se secili prej këtyre takimeve themelore na afron me paqen”, deklaroi Zelensky, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Trump për mbështetjen.

Vizita e Witkoff dhe Kushner në Kiev vjen pas një serie intensive kontaktesh diplomatike amerikane, që përfshinë edhe udhëtimin e tyre në Moskë vetëm një ditë më parë. Kjo ishte vizita e parë e dy të dërguarve amerikanë në Ukrainë që prej nisjes së angazhimit të tyre si ndërmjetës në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026

Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian, Delhi, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar...
17:54 | 06/09/2026

Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner

Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve në Kiev mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Pas takimit...
17:27 | 06/09/2026