Zgjedhjet për parlamentin e landit Saksoni-Anhalt në Gjermaninë Lindore kanë prodhuar një rezultat të fortë për Alternativën për Gjermaninë (AfD), e cila, sipas sondazheve pas votimit, ka siguruar 44.5% të votave.
Në procesin zgjedhor morën pjesë rreth 1.7 milionë votues, ndërsa rezultati i AfD-së përbën një rritje prej afro 24 pikësh krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Në krahun tjetër, Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke marrë 18.5% të votave.
Sipas rezultateve paraprake, Die Linke renditet me 9.5%, ndërsa Partia Socialdemokrate (SPD) siguron 8% të votave.
Rezultati pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike në Gjermaninë Lindore dhe mund të ndryshojë ndjeshëm balancat e forcave në land.
Nëse AfD do të arrijë të krijojë një qeveri në Saksoni-Anhalt, ky do të ishte një zhvillim historik për Gjermaninë, pasi për herë të parë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një parti e ekstremit të djathtë do të drejtonte një land gjerman.














