Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
AktualitetKronike

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren

Published: August 15, 2026
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes dalë në një njoftim në lidhje me situatën me zjarret, që kanë përfshirë vendin. Përmes një njoftimi Mbrojtja bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa në Krujë po vijon puna në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Në Gurë-Lurë, Dibër po vijon një nga operacionet kryesore, por hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të FA-së dhe në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

- Publicitet -

Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e 30 forcave të MZSH-së me 6 mjete ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Në Krujë, vijon puna në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Ndërhyrjet e forcave nga toka, të mbështetura gjatë ditës së djeshme edhe nga ajri, kanë ndihmuar në normalizimin e situatës. Në Zidoll po punohet për izolimin dhe fikjen e plotë të zjarrit, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, 2 avionë Air Tractor dhe 1 autobot uji. Në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të FA-së. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit. Ndërkohë, një zhvillim pozitiv është regjistruar në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh, ku vatrat janë shuar plotësisht, si rezultat i punës së forcave operacionale. AKMC vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të vatrave aktive.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?