“Shpërthen” kosovari Ibrahimovic në ndeshjen e parë, shënon gol dhe e çon Augsburgun drejt fitores së madhe - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Shpërthen” kosovari Ibrahimovic në ndeshjen e parë, shënon gol dhe e çon Augsburgun drejt fitores së madhe

    Insajderi
    06 September 2026 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka shënuar gol në fitoren e thellë të Augsburgut ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 4-1.

    Ibrahimovic ishte titullar në debutimin e tij në Bundesligë me Augsburgun dhe u bë protagonist menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, shkruan Insajderi.

    Frankfurti kaloi në epërsi në minutën e gjashtë përmes Jonathan Burkardt, ndërsa vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0.

    Augsburgu reagoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 46-të, Marius Wolf harkoi në zonë, ndërsa Ibrahimovic shënoi me kokë për 1-1.

    Vetëm një minutë më vonë, Augsburg kaloi në epërsi. Ibrahimovic ishte sërish i përfshirë në aksion, pasi goditja e tij u ndal nga portieri Noah Atubolu, ndërsa Robin Fellhauer përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi për 2-1.

    Augsburgu vazhdoi dominimin në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Alexis Claude-Maurice realizoi për 3-1 në minutën e 65-të, ndërsa Fabian Rieder vulosi fitoren 4-1 në minutën e 89-të.

    Me këtë fitore, Augsburgu ka gjashtë pikë pas dy xhirove dhe është ngjitur në krye të tabelës së Bundesligës.

    Për Ibrahimovicin, kjo ishte një debutim i veçantë me fanellën e Augsburgut. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes sipas votimit të tifozëve të Bundesligës, duke marrë 39 për qind të votave. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark