Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme zonën malore të fshatit Çërrilë, në Mallakastër, duke përfshirë nga flakët një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë vënë nën kontroll. Megjithatë, zonat e prekura vijojnë të monitorohen për shkak të rrezikut të riaktivizimit të vatrave.
Era e fortë mbetet një faktor shqetësues, pasi mund të favorizojë përhapjen e zjarrit dhe riaktivizimin e vatrave të mbetura.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të saj.


