Turqia kampione e Evropës

Volejboll

Turqia kampione e Evropës

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2026 Në ora: 20:22
Pamje nga finalja

Turqia ka bërë një përmbysje të jashtëzakonshme në finalen e Kampionatit Evropian të volejbollit për femra, duke mposhtur Italinë 3:2 (16:25, 25:22, 12:25, 25:21, 15:10) në Stamboll dhe duke mbrojtur titullin e kampiones së Evropës.

Finalja ishte një spektakël i vërtetë, me dy skuadrat që patën momente të shkëlqyera dhe përmbysje të njëpasnjëshme.

Italia, kampione e botës dhe olimpike, fitoi dy sete në mënyrë bindëse, por Turqia u rikthye në të dyja rastet dhe në fund triumfoi.

Seti i parë ishte një dominim i plotë i italianeve. Katër bllokada dhe një paraqitje të shkëlqyer të Paola Egonisë, e cila realizoi shtatë pikë, Italia fitoi setin e parë 25:16.

Edhe në setin e dytë Italia nisi më mirë dhe avancoi deri në 12:6. Por vendaset reaguan fuqishëm, duke e barazuar rezultatin në 15:15. Turqia më pas mori kontrollin e fundit të setit dhe e fitoi 25:22.

Në setin e tretë, Italia u rikthye sërish në nivelin e saj më të lartë. Turqia pati shumë vështirësi për të kaluar bllokun italian, veçanërisht atë të Egonisë.

Pas dy as-eve radhazi të Jekaterina Antropovës, Italia kryesonte 19:8 dhe në fund e fitoi setin bindshëm, 25:12, duke kaluar në epërsi 2:1.

Seti i katërt ishte përsëri dramatik. Turqia nisi furishëm dhe krijoi epërsi 12:5, por Italia reagoi dhe kaloi edhe në avantazh 17:16.

Megjithatë, vendaset nuk u dorëzuan.

Me mbështetjen e publikut dhe një paraqitje të mirë të Hande Baladinit, Turqia fitoi setin 25:21 dhe e dërgoi ndeshjen në tie-break.

Në setin vendimtar, Turqia tregoi forcë të jashtëzakonshme. Dy as-e radhazi të Melissa Vargas i dhanë vendasve epërsinë 8:4.

Këtë avantazh Turqia nuk e lëshoi më. Me rezultatin 15:10, fitoi tie-break-un, ndeshjen 3:2 dhe, para publikut të zjarrtë në Stamboll, mbrojti titullin e kampiones së Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat