Lajmet e fundit
Plot 27 vjet. Mijëra uniforma, e miliona orë në shërbim të qytetarëve.
Rreziqe të shumta e sfida të llojllojshme, i karakterizuan më shumë se dy dekada e gjysmë angazhim të forcave të rendit në Kosovë.
Këtë 6 shtator, kur ky institucion shënon Ditën e Themelimit, përtej ceremonive festive prapa këtyre vjetëve fshihen edhe ankesa që janë të njëjtat për çdo mot.
Në institucionin që tash numëron plot 8 mijë e 910 oficerë, ka ende punë për t’u bërë.
Që telashet të jenë prioritet i institucioneve përgjegjëse po kërkon edhe Sindikata e policisë. Këta thonë se gardianët e rendit duhet ndier të vlerësuar për kontributin që japin.
Edhe sivjet pati pjesëtarë që ranë në krye të detyrës, duke vërtetuar se ky profesion ushtrohet nën rrezik përçdo ditë.
Ndiqni kronikën: