Sulmuesi shqiptar bën heroin në elitën e futbollit skocez

Futboll

Sulmuesi shqiptar bën heroin në elitën e futbollit skocez

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 20:23
Pamje nga festa

Sulmuesi shkodran Sabah Kerjota u shndërrua në heroin e Hearts në triumfin dramatik 2:1 ndaj Dundes, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Premiershipit skocez.

25-vjeçari e nisi duelin nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 60-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 0 me 1.

Golin e barazimit e shënoi Braga në minutën e 84-t me penallti, teksa në minutën e 90+6, e gjithë skena ishte për futbollistin shqiptar, i cili me një gol mjaft të bukur, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së tij, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas.

Ky ishte triumfi i katërt radhazi për Hearts që u ngjit në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Sëlltik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat