Lajmet e fundit
Sot u mbajt ceremonia solemne për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Ngjarja u organizua në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, ndërsa pritja e mysafirëve ka nisur nga ora 17:30.
Gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj e cila e ndoqi nga afër ceremoninë, tha se për të shënuar këtë përvjetor aktivitete të ndryshme janë shënuar nga 1 shtatori.
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë.
Krerët e shtetit thanë se Policia përmes punës së bërë ndër vite kanë fituar besimin e qytetarëve duke e bërë Kosovën një vend më të sigurt.