Lajmet e fundit
Agjencia që u ofron qytetarëve pa mundësi financiare ndihmë juridike falas prej dy vitesh drejtohet nga një ushtrues detyre. Faton Jashari, i cili është në këtë pozitë që nga 4 shtatori 2024, tash mund të përballet vetë me një betejë ligjore për mënyrën se si është zhvilluar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri.
Por, procedurat e rekrutimit këtë herë kanë ndryshuar. Kriteret e kandidimit dhe përzgjedhjes nuk kanë qenë të njëjta me ato të procedurave paraprake, çka Jasharit aplikimi i tij nuk i është pranuar.
Për ekspertët e fushës, situata në të cilën ndodhet një institucion i tillë, është shqetësuese.
Sipas Anton Nrecajt nga Instiuti Clard, një situatë e tillë mund të ndikojë negativisht edhe në qasjen e qytetarëve në shërbimet që ajo ofron.