Rama u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së kryetarëve të komunave

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së kryetarëve të komunave, e cila do të mbahet më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar në orën 11:00 dhe, sipas Ramës, do të mbahet kundër asaj që ai e konsideron bllokim të komunave dhe ndëshkim të qytetarëve.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar Rama.

Ai ka akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti se po bllokon mjetet financiare dhe investimet komunale, duke e lidhur këtë me rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas Ramës, fondet publike duhet të përdoren për investime në shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera që u shërbejnë qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika