Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys me 267 persona në veri të Qipros

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije pasagjerësh u përmbys të dielën në brigjet veriore të Qipros.

Sipas kryeministrit të administratës turko-qipriote, Ünal Üstel, në anije ndodheshin gjithsej 267 persona, ndërsa 237 prej tyre janë shpëtuar. Operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e 23 personave të zhdukur janë duke vazhduar.

Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se anija kishte nisur të merrte ujë dhe ndodhej në rrezik të mbytej rreth katër milje detare larg portit të Kyrenias.

Anija ishte nisur nga Kyrenia drejt portit Taşucu në provincën turke të Mersinit, ndërsa shkaku i saktë i incidentit ende nuk është bërë i ditur, raporton BBC.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë roja bregdetare, helikopterë dhe anije të tjera që ndodheshin në zonë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika