Mbahet seanca gjyqësore për rastin e barrikadave në veri

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç. Seanca zhvillohet në kuadër të procedurës gjyqësore lidhur me ngjarjet e barrikadave në veri të vendit.

Ndryshe në korrik kishte dështuar të mbahet edhe seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave në veri të vendit.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, si kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika