Një zjarr fushor është shfaqur në një zonë pranë Malishevës, ku ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përcjell Gazeta Metro.
Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Malishevës, Sabit Zogaj, ka konfirmuar për media se bëhet fjalë për një zjarr në hapësirë të hapur.
Sipas tij, gjendja aktualisht është e qetë dhe nuk paraqet rrezik. Zjarrfikësit po qëndrojnë në terren për të përcjellë situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve./gazetametro.net