PDK bën homazhe te Memoriali i të Zhdukurve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë sot homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputetët e PDK-së nderuan kujtimin e të gjithë atyre, fati i të cilëve vazhdon të mbetet i pazbardhur, duke shprehur njëkohësisht solidaritetin dhe mbështetjen për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga obligimet më të rëndësishme të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kosova nuk duhet dhe nuk do të pushojë së kërkuari derisa të zbardhet fati i secilit person të zhdukur. E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë detyrim i përhershëm i yni”, thuhet në mesazhin e Grupit Parlamentar të PDK-së.

PDK do të vazhdojë të qëndrojë pranë familjeve të personave të zhdukur dhe të kërkojë angazhim institucional të vazhdueshëm deri në zbardhjen e fatit të secilit prej tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika