Muçi shënon gol në kampionat

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka shënuar golin e parë sezonal në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit.
25-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e katërt për skuadrën e tij në suksesin 5-0 përballë Genclerbirligit në kampionat.
Ishte minuta e 59-të, kur Salah e asistoi për të shënuar golin e 4 me 0 ndaj Gençlerbirligi. Trabzonspori ndërkohë merr 3 pikë të rëndësishme në shtëpi pas largimit të trajnerit Fatih Teke.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



