E rëndë në Greqi: 29-vjeçari përplas me makinë partneren pas një konflikti
Një 24-vjeçare po lufton me jetën në Greqi, pasi dyshohet se partneri i saj 29-vjeçar e përplasi me automjet pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës të së martës, më 1 shtator, në Igumenicë. Sipas informacioneve paraprake, çifti kishte pasur një debat.
Sipas raportimeve të mediave lokale, 29-vjeçari ka vënë në lëvizje automjetin, duke bërë që 24-vjeçarja të rrëzohej dhe të pësonte plagë të rënda.
E reja është transportuar dhe po merr trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, ku gjendja e saj raportohet të jetë kritike.
Policia e ka arrestuar 29-vjeçarin mëngjesin e së mërkurës. Gjatë arrestimit, ai dyshohet se ndodhej nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tij është ngritur kallëzim për tentativë vrasjeje, si dhe për shkelje të Kodit Rrugor.
I arrestuari pritet të paraqitet para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë, ku do të vijojë procedura ligjore.
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
Greqia jep nga 400 euro për 2.2 mln pensionistë pa kritere financiare
Mitsotakis premton ulje taksash dhe pagë minimale prej 1 000 eurosh deri në vitin 2028
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt