Syri sjell pamjet ekskluzive të zjarrit të përmasave të mëdha që po shkrumbon masivin pyjor të Tërbunit, mbrëmjen e sotme.
Situata në malin e Terbunit paraqitet problematike pasi era e forte ka përkeqësuar situatën.
Gazetari i Syrit informon se për ditën e sotme janë angazhuar në operacion 2 mjete zjarrfikëse, 1 mjet fadrome, 15 efektiv zjarrfikes, 20 punonjës sherbimesh forca te policise 6.
Fatmirësisht deri në keto momente nuk rrezikohen banesa.
Autoritet vendore kërkojnë mbështetje pasi era e fortë po përkeqëson situatën.
Zjarri i dytë brenda pak ditësh
Vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.
Zjarri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor. Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit.
Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve.
Shërbimi zjarrfikës është nisur drejt zonës së Tërbunit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën. Aktualisht, forcat zjarrfikëse po përballen edhe me vatra të tjera zjarri të raportuara në zona të ndryshme
© SYRI.net