Gjermania akuzon Rusinë për tentativën e sulmit me dron ndaj aeroportit të Leipzigut

1 Shtator 2026 | 18:27

Gjermania ka akuzuar zyrtarisht Rusinë se qëndron pas një tentative për sulm ndaj Aeroportit të Leipzigut, ku një dron i pajisur me eksplozivë u gjet në një zonë të kufizuar të aeroportit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, dhe ministri i Jashtëm, Johann Wadephul. Në kuadër të zhvillimeve, ambasadori rus në Berlin, Sergey Nechayev, është thirrur në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi natën e 5 gushtit, kur një dron që mbante një pajisje shpërthyese u gjet pranë avionëve të mallrave ukrainas. Ekspertët gjermanë arritën ta çaktivizonin pajisjen, ndërsa më pas u hap një hetim për një akt të dyshuar sabotimi.

Në fazat e para të hetimit, autoritetet gjermane nuk identifikuan publikisht autorin e dyshuar. Megjithatë, pas hetimeve, Berlini arriti në përfundimin se Rusia qëndronte pas tentativës.

Sipas raportimeve të Reuters, incidenti dyshohet se kishte në shënjestër një avion mallrash ukrainas dhe po shqyrtohet si pjesë e një fushate më të gjerë të luftës hibride ruse në Evropë.

Si kundërpërgjigje, Gjermania ka paralajmëruar masa të reja ndaj Rusisë. Berlini planifikon të mbyllë konsullatën ruse në Bon dhe “Shtëpinë Ruse” në Berlin.

Gjithashtu, qeveria gjermane synon të forcojë kontrollet dhe kufizimet për hyrjen e shtetasve rusë në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026