Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kosova drejt zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë marrëveshjen për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President të Kosovës.
Sipas Abdixhikut, qëndrimi i këtyre deputetëve e bën të pamundur sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku në konferencën për shtyp.
Përballë kundërshtimit të gjashtë deputetëve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar disa herë falje për dështimin e marrëveshjes, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve që nuk e mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut që të dorëzojnë mandatet.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, të zhvilluar këtë të martë, Avdullah Hoti, Hykmete Bjarami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri kanë shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes me Vetëvendosjen për zgjedhjen e Presidentit.

6 deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes me VV-në për Presidentin
Armend Zemaj e ka cilësuar marrëveshjen me Vetëvendosjen si një “kurth” të Albin Kurtit, ndërsa Kujtim Shala ka deklaruar se nuk e përkrah asnjë bashkëpunim politik me Vetëvendosjen.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku arritën një marrëveshje një ditë më parë dhe dolën me emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për presidentin e ri të vendit.
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)