Rama vesh dorezat e boksit batuta Nelson Hysën: Hundën time e thyen demokratët

1 Shtator 2026 | 13:50

Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë kampionin shqiptar të boksit, Nelson Hysa, i cili vetëm pak ditë më parë arriti një tjetër fitore në ring.

Hysa mposhti norvegjezin Thomas Narmo brenda dy raundeve, duke mbrojtur titullin dhe duke vijuar rekordin e tij të pamposhtur. Pas kësaj sfide, bilanci i boksierit shqiptar shkon në 25 fitore dhe asnjë humbje.

Gjatë takimit, Hysa i dhuroi Kryeministrit një palë doreza boksi. Rama e shoqëroi takimin me një mesazh në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”.

Duke folur për përballjen e fundit, Hysa tregoi se rikthehej në ring pas një pauze prej 11 muajsh dhe se kundërshtari ishte më i gjatë dhe më i rëndë në peshë.

“Norvegjez, 7 cm më i gjatë, më i rëndë në peshë. Ishte favorit, të them të drejtën. E kishin zgjedhur të më merrte titullin. Fatmirësisht shkoi mirë. E humba raundin e parë, por raundi i dytë shkoi mbarë e mirë”, tha Hysa gjatë bisedës me Ramën.

Boksieri shqiptar theksoi gjithashtu se është i renditur në katër kategoritë e tij në rang botëror.

Takimi nuk mungoi as nga batutat. Në një moment, Rama iu drejtua trajnerit të boksit, Zef Gjoni, me humor:

“Këtë hundën time ma keni thyer ju demokratët”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026