web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo fiton me përmbysje, Elbasani zhytet në krizë

6 Shtator 2026, 20:46, Sport CNA

Dinamo fiton me përmbysje, Elbasani zhytet në krizë

Dinamo mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të përmes Nikajt, i cili mposhti portierin Teqja pas një pasimi në thellësi.

Dinamo barazoi shifrat në minutën e 37-të me anë të Berishës, i cili shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës pas një goditjeje këndi.

Përmbysja e bluve u realizua në minutën e 64-të, kur Vila devijoi në rrjetë goditjen me kokë të Hoxhallarit.

Elbasani iu afrua barazimit me anë të Tresës, por tentativa e tij u largua mbi vijën e portës nga mbrojtësi Hoxhallari. Portieri i Elbasanit, Aleksovski, bëri disa ndërhyrje vendimtare ndaj tentativave të Metës, Vilës dhe Mustafës për të parandaluar gola të tjerë.

Me këtë rezultat, Dinamo merr tri pikët e radhës në tabelën e klasifikimit, ndërsa Elbasani mbetet në krizë rezultatesh në këtë fillim edicioni.





Lajmet e fundit nga