Aksidenti në aksin Mbrostar–Levan, humb jetën në Spitalin e Traumës 19-vjeçari nga Fieri
19-vjeçari nga Fieri, I.Sh, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Mbrostar–Levan, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I riu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit, ai u plagos rëndë dhe fillimisht u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjet.
Policia dhe ekspertët e kriminalistikës vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)