Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Stop dhunës ndaj protestuesve

1 Shtator 2026 | 23:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Në një deklaratë të Partisë Demokratike, Berisha pretendon se kryeministri provokoi protestuesit nga zyra e tij dhe urdhëroi policinë të ndërhynte ndaj tyre.

“Sonte, Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësorë nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv, me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjerë u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë”, thuhet në deklaratë.

Kreu i PD kërkon dhe lirimin e protestuesve. “Partia Demokratike, duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici”, thuhet në reagimin e Berishës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026