Kërcënohet Presidenti i Serbisë: Po ofroj 1 mijë euro për ta vrarë Vuçiçin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe. Sipas raportimeve, kërcënimi është bërë përmes një postimi në Instagram, ku ofroheshin para për vrasjen e Vuçiç.
Mediat serbe raportojnë se në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.
“Po ofroj 1,000 për vrasjen e këtij njeriu, DM i interesuar…”, shkruhet në postim.
Lidhur me këtë, autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent. Departamenti Specilal për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)