Shkëmbim zjarri në Holandë, një i vdekur dhe dy policë të plagosur, arrestohen 34 persona (VIDEO)

1 Shtator 2026 | 18:46

Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në Overasselt, një fshat i vogël në lindje të Holandës, pranë kufirit me Gjermaninë.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar 34 persona, mes tyre shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes, ndërsa autoritetet dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një trafikant të njohur droge.

Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dhjetëra persona të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur me armë të rënda, duke lëvizur nëpër një zonë të banuar përpara se të largoheshin pas shkëmbimit të zjarrit.

Personi që humbi jetën ishte roje sigurie në banesën ku ndodhi përplasja. Në të njëjtën banesë ishte regjistruar edhe një incident i ngjashëm rreth një vit më parë.

Policia holandeze bëri të ditur se gjendja shëndetësore e dy efektivëve të plagosur nuk është kritike. Shefja e policisë holandeze, Jannie Knoll, e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë”.

Kryetarja e bashkisë së Overasselt, Joerie Minches, dënoi incidentin, duke deklaruar se fshati ishte “viktimë e një forme ekstreme dhune që është krejtësisht e papranueshme”.

Mediat lokale raportojnë se përplasja mund të jetë e lidhur me trafikantin e drogës Jos Leidekkers, një prej personave më të kërkuar në Holandë, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Leidekkers, i cili ndodhet aktualisht në Sierra Leone, është prej kohësh në shënjestër të autoriteteve holandeze. Megjithatë, lidhja e tij me ngjarjen në Overasselt mbetet pjesë e hetimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026