Ish-kryeministri britanik deklaron dorëheqjen edhe si deputet, do të përqendrohet te çështjet ndërkombëtare
Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen edhe nga posti i deputetit, rreth gjashtë javë pasi u largua nga detyra e kryeministrit për shkak të humbjes së mbështetjes brenda Partisë Laburiste.
Starmer, i cili më herët kishte deklaruar se do të qëndronte deputet deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, tha se ka ndryshuar qëndrim dhe synon të përqendrohet në çështjet ndërkombëtare. Vendimi i tij hap rrugën për zhvillimin e një zgjedhjeje të pjesshme në zonën elektorale Holborn dhe St Pancras, ndonëse ende nuk është përcaktuar një afat se kur mund të zhvillohet ajo.
Starmer udhëhoqi Partinë Laburiste drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2024, duke siguruar një nga shumicat më të mëdha parlamentare në historinë moderne britanike. Megjithatë, gjatë mandatit të tij si kryeministër, ai u përball me rënie të vazhdueshme të mbështetjes si nga votuesit, ashtu edhe brenda partisë.
Pavarësisht rënies së popullaritetit në vend, çështjet ndërkombëtare u konsideruan një prej pikave më të forta të mandatit të tij. Starmer bashkëpunoi ngushtë me presidentin francez Emmanuel Macron për krijimin e të ashtuquajturës Aleancë të të Gatshmëve në mbështetje të Ukrainës, ndërsa punoi edhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën, njohjen e shtetit palestinez dhe forcimin e marrëdhënieve me presidentin amerikan Donald Trump.
Starmer e fitoi lehtësisht mandatin në Holborn dhe St Pancras në vitin 2024, me një diferencë prej më shumë se 11,500 votash. Megjithatë, një kandidat i pavarur, i cili bëri fushatë kryesisht kundër luftës së Izraelit në Gaza, siguroi rreth 19% të votave.
Starmer konfirmoi dorëheqjen nga posti i deputetit edhe përmes një deklarate në rrjetin social X.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)