Nepal: Rreth 1,000 punëtorë të bllokuar në tunele, ekipet e shpëtimit në veprim

31 Gusht 2026 | 10:33

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive të Nepalit (NDRRMA) tha se të paktën 933 punëtorë besohet se janë bllokuar në tunelet e krijuara nga ndërtimi i disa projekteve hidroenergjetike pas përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut.

Një nga këto objekte ndodhet në kompleksin e Trishulit të Epërm, ku autoritetet njoftuan të premten se rreth 350 persona mund të jenë të bllokuar, raporton Sky News. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, ku përfshihen forca ushtarake dhe ekipe specialistësh nga India dhe Kina.

Të dielën, ushtria i transportoi makineritë me helikopter në një vendndodhje të largët dhe ekipet e shpëtimit filluan të hiqnin mbeturinat nga hyrja e njërit prej tuneleve.

“Është shumë e vështirë sepse ka shumë rrënoja dhe nuk mund të gërmojmë për të kaluar nëpër to”, tha Dharam Raj Upreti, drejtor i NDRRMA-së.

Hidrocentralet 3A dhe 3B të Trishuli-t të Epërm janë centrale të lidhura në lumin Trishuli, i cili përfshin distriktet Nuwakot dhe Rasuva, të cilat u prekën rëndë nga përmbytjet e së mërkurës. Ushtria nepaleze publikoi më parë një foto që tregonte dy burra të mbuluar me baltë pasi u nxorën nga hyrja e njërit prej tuneleve.

Zona kryesore e punës vlerësohet të jetë rreth 180 metra brenda tunelit. Arritja në të mund të japë një pasqyrë të gjendjes së atyre që kanë mbetur të bllokuar atje për gjashtë ditë. Zyra e Kryeministrit njoftoi të dielën se ekipet e shpëtimit kishin zbritur nëpër një vrimë me përmasa 0.6 x 0.9 metra, e cila po zgjerohej.

Megjithatë, deklarata thotë se deri më tani nuk ka pasur “asnjë përgjigje” nga brenda tunelit.
Përmbytjet ndodhën më 26 gusht, pasi një rrëshqitje dheu në Himalaje shkaktoi thyerjen e një akullnaje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026