Procedura jetëshpëtuese për herë të parë në spital publik, QSUT gati për trombektominë mekanike

31 Gusht 2026 | 18:34

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është gati të ofrojë shërbimin e trombektomisë mekanike për pacientët që kanë mpiksje gjaku në tru. Shërbimi unik është jetëshpëtues dhe ofrohet për herë të parë në sistemin publik.

Arben Rroji, Shef i Shërbimit të Neuroradiologjisë Diagnostikuese dhe Intervencionuese, thotë se edhe stafi është i gatshëm për ta ofruar të plotë këtë shërbim.

“Ne jemi përgatitur për të pritur pacientin e parë për trombektomi, e cila, siç e dimë, është një patologji emergjence. Sigurisht, ne urojmë që të mos kemi shumë pacientë me situata të tilla, por jemi në gatishmëri që mund ta realizojmë trombektominë e parë. Personeli është gati për ta realizuar këtë procedurë, e cila është procedurë që nuk ka alternativë tjetër përveç trombolizës”, tha Arben Rroji.

Trombektomia është vetëm hapi i parë, pasi kabineti pritet të zgjerojë gamën e shërbimeve ndaj pacientit.

“Sigurisht, në këtë kabinet në të ardhmen është sfidë që të kemi dhe trajtime të tjera, siç është trajtimi i aneurizmave, MAV-eve, fistulave, që është një alternativë trajtuese që aktualisht trajtohen në neurokirurgji në QSUT”, tha ai.

Me një potencial prej rreth 200 procedurash të avancuara endovaskulare në vit, Angiografia Biplanare dhe Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese forcojnë kapacitetet e QSUT-së për trajtimin e patologjive komplekse neurovaskulare, duke sjellë në vend mundësi të reja për ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026