Berisha tregon kur do të publikohen kandidatët e PD për zgjedhjet lokale

31 Gusht 2026 | 12:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kjo është periudha kur partia do të intensifikojë përgatitjet për zgjedhjet lokale, përfshirë edhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Gjatë konferencës për media të së hënës, Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor fondet publike në funksion të interesave elektorale, ndërsa tha se PD po përgatitet të prezantojë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale.

“Mazhoranca ka shpërndarë dhe po shpërndan 1 miliardë e gjysmë euro për hajdutët e saj lokalë në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse kandidatët e PD do të bëhen publikë para muajit shtator, Berisha u shpreh se kjo është periudha kur do të përqendrohen përpjekjet kryesore të partisë për fushatën.

“PD po përgatitet të paraqesë para shqiptarëve kandidatët më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë”, tha ai.

“Para shtatorit? Po shtatori është nesër. Sigurisht që kjo është periudha në të cilën veprimtaritë dhe përkushtimet kryesore janë për fushatën elektorale”, tha kreu i PD-së.

Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa përcaktimi i kandidatëve pritet të jetë një nga proceset kryesore të muajve në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026