Tentoi të kontrabandonte rreth 700 copë fishekzjarre për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

31 Gusht 2026 | 12:37


Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri 691 fishekzjarre, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.

‘Gjatë kontrolleve në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas Policisë, 36-vjeçari dyshohet se synonte t’i kontrabandonte në territorin shqiptar për t’i shitur më pas në Tiranë’, tha policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026