Lëvizje në Policinë e Shtetit, Kastriot Skënderi emërohet drejtor i Policisë së Elbasanit

31 Gusht 2026 | 21:30

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka miratuar disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit, bëjnë me dije burime për Euronews.

Kastriot Skënderi është emëruar drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ndërsa Luigj Vathi do të drejtojë Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Kastriot Skënderi ka një përvojë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste drejtuese ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Hoxhën.

Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili prej rreth dy vitesh ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve, Zhupaj pritet të marrë detyrën e shefit të sektorit në strukturat qendrore të Policisë.

Ndryshimet pritet të zyrtarizohen në vijim.

Kastriot Skënderi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026