Zbardhen 4 vjedhje, arrestohen dy persona! Sekuestrohet automjeti dhe mjetet e përdorura

31 Gusht 2026 | 12:16

Dy persona janë arrestuar në Peqin, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan. Tre prej rasteve dyshohet se janë kryer gjatë javës së fundit.

Operacioni i koduar “Gjurmët” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në pranga janë vënë G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit kanë vepruar së bashku, duke kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan. Nga këto vjedhje dyshohet se kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve. Po ashtu, u gjetën dhe sekuestruan mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer prej tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026