Të shtëna masive në Çikago, një i vdekur, të paktën nëntë të plagosur
Një person u vra dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në anën jugore të Çikagos, dhe policia lokale po heton rastin, raporton NBC News.
Sipas policisë, oficerët po përpiqeshin të shpërndanin një grup të madh njerëzish në bllokun e South Cottage Grove Avenue kur ndodhën të shtënat.
Policia thotë se në incidentin, i cili ndodhi në lagjen Washington Park të qytetit, të paktën dhjetë persona u qëlluan me armë zjarri.
Një nga viktimat, një burrë 35-vjeçar, u qëllua disa herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut Cook.
Gjashtë të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë dhe, sipas policisë, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia po punon për të mbledhur informacione rreth tre viktimave të tjera, përfshirë një grua 37-vjeçare, një grua 23-vjeçare dhe një burrë 35-vjeçar.
Të gjithë janë dërguar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Sipas autoriteteve, asnjë polic nuk u plagos gjatë sulmit.
Të dyshuarit për këtë incident nuk janë ndaluar ende dhe hetimi është duke vazhduar, raportoi rrjeti televiziv.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)