Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

31 Gusht 2026 | 17:13

Anuela Ristani ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për t’i hequr të drejtat e deleguara, duke njoftuar largimin e saj pas më shumë se një dekade në shërbim të kryeqytetit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Ristani shpreh mirënjohjen për Tiranën dhe qytetarët, ndërsa thotë se largohet me “krenari, përulësi dhe plot dashuri” për qytetin.

“Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë.

Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën.

Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.

Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë “xhomllikse” edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit.

Largohem sot me mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi.

Faleminderit të gjithëve!

A.”, shkruan Ristani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026