Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, 70 efektivë dhe 3 helikopterë në terren
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi situatën e zjarreve në vend deri më 31 gusht, ora 20:00 ku raportohet se për 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat aktive mbeten në Dajt–Qafë Priskë, ku vijon puna për shuarjen dhe është konstatuar edhe një riaktivizim, me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të ADZM-së, 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri.
Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja dhe janë angazhuar 53 forca, përfshirë 30 efektivë të FA.
Në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, me mbështetjen e 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri; si dhe në Urën e Shtrenjtë, Shkodër, ku terreni i thepisur dhe mungesa e rrugëve vështirësojnë ndërhyrjen.
Nën mbikëqyrje janë vatrat në Qafë të Helmës–Bulqizë, Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Zhejë–Kurbin. Në Zhejë ndërhyrja u mbështet nga 3 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter, ndërsa aktualisht nuk raportohet vatër aktive.
Ndërkohë, janë shuar plotësisht zjarret në Sllatinë–Dibër, Ballenjë–Martanesh, Bershi–Kurdari–Patinë në Klos dhe malin e Dardhës–Librazhd.
Në përgjithësi, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat aktive, ndërsa vëmendja kryesore operacionale mbetet te Dajti, Vajkali dhe Lundre, për shkak të vijueshmërisë së zjarreve, terrenit të vështirë dhe nevojës për angazhim të kombinuar tokësor e ajror.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit.
Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit
- 20:56 Mediu: U përpoq një Amerikë ta bllokonte Berishën, i vetmi që është pritur dy herë në Shtëpinë e Bardhë
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)