Loading…

Një 7-vjeçar goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

  • 06/09/2026 | 21:06

Një 7-vjeçar goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Një 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, transmeton Gazeta Metro.


Në përplasjen e ndodhur rreth orës 19:27 janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Fëmija ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar nga trajtimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për media ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, deklaroi Veseli.

Policia ka nisur veprimet për identifikimin e automjetit dhe personit që ishte në timon. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë