26-vjeçari përplaset me automjetin e policisë në Kamëz, lëndohen dy efektivë
Dy punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes së automjetit të patrullës me një tjetër automjet në Kamëz mbrëmjen e së premtes.
Të dy efektivët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, automjeti i policisë ishte duke kryer patrullim në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, kur u përplas nga një makinë e drejtuar nga 26-vjeçari Ronald Toshi.
I riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, ndërsa dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.
DVP Tiranë ka reaguar gjithashtu lidhur me informacionet e publikuara në media se ngjarja kishte ndodhur gjatë një ndjekjeje policore. Policia e mohon këtë version, duke e cilësuar pretendimin si të pavërtetë.
“Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin Ronald Toshi, 26 vjeç”, sqaron Policia.
Si pasojë e aksidentit, dy efektivët kanë pësuar dëmtime, ndërsa 26-vjeçari nuk ka marrë lëndime. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)