Trump njofton se ka arritur “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore” me Venezuelën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje nafte me Venezuelën që do t’i japë asaj kontrollin e shumicës mbi më shumë se 65 miliardë fuçi rezerva të provuara të atij vendi, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
“Me udhëzimin tim, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Luftës Pete Hegsett, në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin e Përkohshëm shumë të respektuar të Venezuelës, Delsea Rodriguez, dhe nëpërmjet partneriteteve me kompani private, kanë siguruar kontrollin shumicë të SHBA-së mbi më shumë se 65 miliardë fuçi rezerva nafte në Venezuelë, pa asnjë kosto për taksapaguesit amerikanë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social , raportoi Reuters.
Trump tha se marrëveshja do të dyfishonte rezervat e naftës së Amerikës.
Zyrtari amerikan tha se SHBA-të do të kontrollonin 55 përqind të prodhimit efektiv nga sipërmarrja e përbashkët dhe do të merrnin naftë me kosto.
Rodriguez e konfirmoi marrëveshjen në një postim në Telegram dhe e quajti atë “historike”.
Sipas saj, projektet e naftës të përfshira në marrëveshje do të gjenerojnë 209 miliardë dollarë taksa.
Ajo deklaroi se marrëveshja mbulon 17 fusha strategjike me një total prej 65 miliardë fuçi rezervash të provuara, por nuk specifikoi se cilat do të jenë pjesët e SHBA-së dhe Venezuelës.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)