Aksioni i RENEA-s në Korçë për kapjen e të dënuarit me 18 vite burg, dështon lokalizimi për arrestimin e tij
Forcat RENEA kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihet një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar me 18 vite burg.
Personi i kërkuar është identifikuar si Mihallaq Përgjika. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se Përgjika dyshohej se fshihej në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave speciale RENEA në operacion.
Mësohet se Përgjika ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit dhe së fundmi është rikthyer në Korçë.
Sipas të njëjtave burime, ka qenë drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ai që ka kërkuar mbështetjen e forcave RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të personit dhe me qëllim të shmangies së çdo incidenti gjatë ndërhyrjes.
Megjithatë, pas kontrolleve të kryera, Përgjika nuk është lokalizuar në Korçë dhe operacioni nuk ka sjellë arrestimin e tij.
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)